Ndalimi i përdorimit të dinarit, Szunyog i kërkon sqarime guvernatorit të BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog janë takuar të martën ku kanë biseduar për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave  në Republikën e Kosovës është euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog janë takuar të martën ku kanë biseduar për Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave  në Republikën e Kosovës është euro.

E lidhur me këtë, Szunyog ka kërkuar sqarime.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se me theks të veçantë, u sqaruan aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, avancimi i kornizës rregullative për kujdesin e duhur dhe luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe parandalimi i hyrjes së tyre në sistemin financiar, identifikimi dhe tërheqja e valutave të dyshimta nga qarkullimi, etj.

“Nga përfaqësuesit e BQK-së u sqarua se sikur edhe ndryshimet tjera legjislative edhe kjo Rregullore synon adaptimin e praktikave më të mira të Bashkimit Evropian, që lidhen me ruajtjen e integritetit të valutës Euro dhe sistemit financiar, luftimin ndaj parave të falsifikuara, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, informalitetit, si dhe avancon mbrojtjen dhe edukimin e qytetarëve nga dukuri të tilla të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Meqë Rregullorja është e aplikueshme për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, lidhur me takimin ka shkruar edhe ambasadori i BE-së, Szunyog.

Ai në një postim në X shkruan se Szunyog e ka pyetur Ismailin për punën e zbatimit të këtij vendimi pasi që pritet të ndikojë sidomos në jetesën e qytetarëve në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika