Ndalimi i telefonave në shkollat e Podujevës, skepticizëm për rezultatet

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e telefonave në hapësirat e shkollave. Por njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se një vendim i tillë nuk do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim

Ilustrim

Është pajisje pa të cilën vështirë imagjinohet që të rinjtë ta kalojnë ditën. Por nga 1 shkurti ata nuk do të lejohet të përdoren në objektet e shkollave të Podujevës.

Ketë vendim e ka marrë kjo komunë të mërkurën.

Por sa do të ndikojë largimi i telefonave në ngritjen e cilësisë, njohësit e fushës së arsimit janë goxha skeptik.

“Ma shumë duhet të fokusohemi se çfarë lloj aktiviteti bëhet në klasë që nxisin interesin e nxënësve dhe duhet të shihet shkaku i mosinteresimit dhe rregullat që aplikohen në klasë, nuk ndalohet teknologjia”, tha Bardha Qirezi, njohëse e arsimit.

Ndërsa për Rinor Qehajen e rëndësishme është të dihet sa është përfillur deri tash një vendim i tillë i marrë vite më parë nga Ministria e Arsimit.

“Ne kemi një vendim ende aktiv të Qeverisë që e kufizon qasjen në telefona në nivel vendi, ajo çka është e rëndësishme është zbatimi i këtij vendimi ku tregon që nxënësit nuk kanë qasje në telefona mobil në përudhen e procesit mësimor”, tha Rinor Qehaja, njohëse e arsimit.

Vendimi MASHT-it që ndalon përdorimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitare, ka hyrë në fuqi në vitin 2018.

Në vitin 2023, një raport i Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar që telefonat duhet të ndalohen gjatë mësimit në të gjitha shkollat e botës.

Ky raport tregonte se ka prova që përdorimi i tepruar i telefonit celular është shkaktar i performancës më të dobët te fëmijët dhe se koha e gjatë e qëndrimit para ekranit kishte efekt negativ në stabilitetin emocional të fëmijëve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika