Ndalohen dy persona në veri të Mitrovicës, u gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin “posedim i substancave narkotike” ndaj njërit nga dy të ndaluarit në veri të Mitrovicës. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, pas rekomandimit nga prokurori

Policia e Kosovës

Dy serbë kosovarë janë ndaluar nga Polica e Kosovës në veri të Mitrovicës pas mosbindjes ndaj sinjalizimit të PK-së për të ndaluar.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Koshtovë, pas mesnatës. Pas kontrollimit, të dyshuarit D.Z  i është gjetur substancë, që dyshohet të jetë narkotike.

“Prishtinë, 1 prill 2023/ Gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në veri, pas mesnate, rreth orës 01:00, patrulla policore ka sinjalizuar për ndalim një veturë në fshatin Koshtovë, drejtuesi i së cilës nuk i është bindur sinjalit nga policia për ndalim. Patrullat policore më pas në qendër të qytetit (tek rreth-rrotullimi) kanë arritur ta ndalojnë veturën pa targa e në të cilën ishin dy persona: A.D., (viti i lindjes 1996, mashkull serb kosovar) dhe D.Z., (viti i lindjes 1992, mashkull serb kosovar).Policia ka bërë kontrollin e veturës dhe personave në të. Tek i dyshuari D.Z., është gjetur një sasi substance që dyshohet të jetë narkotike.”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka iniciuar rastin “posedim i substancave narkotike” dhe se i njëjti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, pas rekomandimit nga prokurori.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika