Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi për kontrollin e lodrave për fëmijë, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve që vendosen në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve, me theks të veçantë te shëndeti dhe siguria e fëmijëve.
Sipas njoftimit, kontrollet janë intensifikuar si në tregun e brendshëm ashtu edhe në zonat doganore, për të parandaluar hyrjen dhe qarkullimin e lodrave që nuk përmbushin standardet e sigurisë të përcaktuara me Rregullorja Nr. 02/2017 për Sigurinë e Lodrave, njofton Dukagjini.
Nga inspektimet e kryera në pikat doganore janë ndaluar mbi 38 mijë copë lodra për fëmijë, me vlerë rreth 100 mijë euro, pasi nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për t’u vendosur në tregun e brendshëm.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tregun vendor janë sekuestruar edhe mbi 2,547 lodra, për të cilat është konstatuar se nuk i plotësonin standardet e kërkuara të sigurisë.