Ndalohet një automjet me targa të Shqipërisë, pasagjerit i gjendet një thikë në xhep

Është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë ku gjatë kontrolleve rutinore pasagjerit i është gjetur një mjet i ftohtë (thikë)

Ligji i ri

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë ku gjatë kontrolleve rutinore pasagjerit i është gjetur një thikë.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor të Prizrenit për procedurat të mëtejme, derisa të gjitha këto veprime do të përdoren si dëshmi për gjykatën.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe është urdhëruar që ndaj tij të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore në Prizren”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika