Kandidati i PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Nderim Mustafa, ka bërë të ditur arsyet pse i është bashkuar kësaj partie, duke thënë se synon ta sjellë përvojën e tij afariste, dijen dhe angazhimin në shërbim të Kosovës.
Ai ka deklaruar se, duke jetuar mes Kosovës dhe Zvicrës për vite me radhë, ka pasur mundësinë të shohë qartë se kush ka punuar për vendin dhe kush, sipas tij, “vetëm ka folur e ka përçarë”.
Mustafa ka kritikuar edhe qeverisjen aktuale, duke thënë se kur një kryeministër nuk di të qeverisë, nuk merr përgjegjësi dhe e lë vendin në krizë, atëherë përgjigjja duhet të jepet përmes votës.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim të madh më 7 qershor, duke kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën.