Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbullirës në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes.
Sipas njoftimit, këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se ekipet teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit.