Futbollisti 20-vjeçar, Carter Payne luante në Akademinë e Residencës së Barcelonës në Shtetet e Bashkuara.
Payne i cili ishte pjesë e klubit të Tormenta FC, kishte luajtur me Akademinë e Rezidencës së Barcelonës dhe ekipin e meshkujve të Universitetit të Miçiganit .
Teksa Payne ishte duke hipur në skuterin e tij elektrik, ai u godit nga një automjet, ku drejtuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Payne është dërguar në spital, por për shkak të plagëve që kishte marrë, vdiq.
“South Georgia Tormenta FC janë thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e mbrojtësit të Tormenta FC 2 , David Carter Payne ”, kanë thënë klubi Tormenta FC në një deklaratë.
Një lojtar i tillë, si mik i jashtëzakonshëm do i mungojë klubit.
Për të ndjerin kanë shkruar në Twitter edhe Akademia e Residencës së Barcelonës, të cilët janë shprehur tejet të pikëlluar për humbjen e tij.
“Jemi të shkatërruar nga humbja tragjike e njërit prej nesh, alumit të Barçës, Carter Payne. Carter ishte një vëlla, shok skuadre dhe student-atlet i jashtëzakonshëm që do t’i mungojë shumë. Ne dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë për familjen dhe miqtë e Carter gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë, “ shkruhet në postim.
We are devastated by the tragic loss of one of our own, Barca alum, Carter Payne.
Carter was an extraordinary brother, teammate, and student-athlete who will be sorely missed.
We send our love and support to Carter’s family and friends during this extremely difficult time. 💙❤️ pic.twitter.com/5nC91NM4NA
— Barça Residency Academy (@BarcaAcademyAZ) July 10, 2022