Ndihma e Qeverisë s’mjafton, banorët e “Kalabrisë” mbledhin fonde – Komuna s’ndihmon

Banorët e “Kullës 3” në lagjen Kalabria të Prishtinës kanë filluar të mbledhin mjete ngase paratë e Qeverisë nuk mjaftojnë për ta restauruar në tërësi kulmin e këtij blloku banesor që u dogj në qershor të këtij viti. Banorët besojnë që Komuna do të ndihmojë me participimin e pjesës së mbetur të shpenzimeve por ky institucion ka përgjigje negative

Bllokut banesor në lagjen Kalabria, “Kulla 3”, po i largohen mbetjet nga djegia e kulmit që ndodhi në qershor të këtij viti.

Siç shihen nga pamjet e siguruara nga banorët përmes dronit, dëmi është i madh.

4 familjet që ishin prekur nga zjarri, tashmë janë akomoduar në apartamente qeranë e të cilave, e ka mbuluar Komuna e Prishtinës.  Por nga mungesa e kulmit, të rrezikuara mbesin edhe familjet që jetojnë në katet e tjera të këtij blloku banesor.

Nga pamjet që banorët i kanë dërguar televizionit, shihet se tavanet janë të lagura nga reshjet e madje, problem ka filluar të ketë edhe rrjeti elektrik, bashkë me liftin.

Në mungesë të mjeteve nga Komuna e Prishtinës, në ndihmë banorëve u ka dalë Qeveria në detyrë e Kosovës me ndarjen e 40 mijë eurove për restaurimin e kulmit.

Por kjo ndihmë, ka dalë të jetë e pamjaftueshme.

“Arsyetimi që janë dhënë nga Komuna e Prishtinës, ne kemi prit që do marrim ndihma nga Ko muna por deri në fund të tetorit nuk kemi pas ndihma dhe kemi nisë iniciativë vetanake që të mbledhim kontribute për të filluar riparimi qoftë edje i përkohshëm, që të mos rrezikohemi nga reshjet. Kjo punë ka ecë mirë. Në fund të tetorit, qeveria ka akorduar një ndihmë prej 40 mijë eurosh. Iniciativa jonë e parë ka stagnu për shkak se banorët menduan se kemi mjete të mjaftueshme nga qeveria por fatkeqësisht, s’do mjaftojnë por edhe parallogaria jonë tregon se na duhet ndihma të tjera”, ka deklaruar Sabit Restelica – pjesë e këshillit lokal të Emshirit.

Restelica thotë se kulmi duhet përfunduar edhe për disa javë, ashtu që rreziqet të mos shtohen nga përkeqësimi i motit.

“Si Këshill i Banorëve kemi pas tri oferta me specifikime teknike, afate e kosto. Kemi përzgjedh kompaninë që kemi mendu se ka çmim të drejtë. Ofertat na e kanë diktu koston dhe kjo parallogari kanë tregu se neve na duhet mjete shtesë. Po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që edhe dy-tre javë të kemi kulm mbi kokë, që të mos kemi pasoja. Edhe lifti edhe instalimet elektrike kanë filluar të dëmtohen…së paku edhe 20 mijë euro do duhen për të mbuluar shpenzimet. Jo vetëm që kemi pas premtime po ne edhe tash e tutje shpresojmë që planin e riparimit të Kulmit, Komuna e Prishtinës të na del në ndihmë. Ashtu janë premtimet e dhëna. Lekët që po i mbledhim janë në baza vullnetare dhe komuna ka premtuar…shpresoj të na dalin në ndihmë”, ka deklaruar ai.

E nga Komuna, thonë se aktualisht, kjo është e pamundur.

“Ne edhe më herët në takimet tona me banorët, jemi zotuar që do t’iu ndihmojmë, që ka qenë edhe premtim i kryetarit por për shkak të bllokimit të buxhetit, nuk kemi pasur mundësi t’iu ndihmojmë. Për momentin, ne nuk kemi asnjë mundësi për fat të keq!”, ka deklaruar Lulzim Fushtica – Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Kulmi i banesës u dogj më 26 qershor të këtij viti dhe nga zjarri, pati vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, çështja e buxhetit të kryeqytetit është përcjellur me polemika ndërmjet ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe kryetarit të Prishtinës Përparim Rama./TVDukagjini

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika