Ndihmat humanitare nga Kosova arrijnë në Gaza, nis shpërndarja tek familjet në nevojë

Anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova që u nis të shtunën nga porti i Mersinit në Turqi ka mbërritur në Gaza.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se me të mbërritur në Gaza, ndihmat kanë filluar menjëherë të shpërndahen, njofton Dukagjini.

“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla, mes tjerash, ka uruar që kjo ndihmë modeste t’u jap sadopak mbështetje e lehtësim familjeve atje.

“E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se dërgesa humanitare në vlerë prej 500 mijë eurove, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje.

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga Turqia

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika