Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është treguar i rezervuar në komentet lidhur me pretendimet për mashtrim të një kompanie nga Gjilani në lidhje me dronin “ushtarak” të njohur si “Skifteri”.
Ai ka theksuar se është i gatshëm të dëgjojë çdo kritikë në rast se rezulton se diçka nuk është prezantuar saktë.
Gjatë një vizite në Odën e Mjekëve të Kosovës, Kurti tha para mediave se gjatë mandatit të tij katërvjeçar ka vizituar qindra kompani në gjithë territorin e Kosovës, duke theksuar se nuk mund të ketë njohuri të detajuara për secilën prej tyre.
“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Por duhet ta keni parasysh se, kur vjen te aspektet e hollësishme teknike e profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, tha Kurti.
Ndërkohë, më 8 nëntor të vitit 2025, Kurti kishte vizituar kompanitë që merren me prodhimin e dronëve në Gjilan, për të cilat kishte shkruar edhe në Facebook.
“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.
