Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK bën thirrje për kujdes për personat e ndjeshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është vërejtur ndotje e ajrit. Në një postim në Facebook, ky institut ka bërë thirrje për kujdes të veçantë, sidomos nga personat që janë më të ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike

Banka Botërore konstaton favorizimin e një kompanie në tenderin e IKSHPK-së

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, të shpërndarë nga ky institut, bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike.

Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 146 indeksi i cilësisë së ajrit.

Sipas faqes së Indeksit të Cilësisë së Ajrit të ShBA-së, vlera mbi 50 e indeksit paraqet  rrezik për disa njerëz, veçanërisht ata që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika