Inicuesi i fushatës për shaminë thotë se MAShTI do ta anulojë udhëzimin administrativ

Liridon Kurti ka njoftuar se është ndryshuar udhëzimi administrativ për shaminë, ai shpalli të përfunduar fushatën që kundërshtonte këtë udhëzim administrativ

Foto e postuar nga Liridon Kurti në llogarinë e tij në Facebook

Liridon Kurti ka njoftuar opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Kurti ka njoftua se peticioni online për 48 orë ka mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime nga të cilat 45% femra. Të dhënat personale do të asgjësohen në bazë të legjislacionit në fuqi.

“Ju sigurojmë se në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar se do ta bëj, do të shfryzëtojmë mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë”, thuhet në postimin e Liridon Kurtit në Facebook.

Liridon Kurti ka shprehur falenderime për mediat që kanë raportuar paanshëm dhe objektivisht për kampanjën. Pavarësisht tendecave që t’i ipet kahje tjetër kësaj kampanje, përmes shpifjeve dhe raportimeve dezinformuese, ato ishin raste të izoluara dhe pa efekt.

A është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla?

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika