Në Ferizaj gjatë prillit shqiptohen 5 mijë e 136 gjoba

Gjatë prillit, në Ferizaj janë shqiptuar gjithsej 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje dhe janë hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion

Fotografi ilustruese

Gjatë muajit prill të këtij viti, në Ferizaj janë shqiptuar 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje dhe janë hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba

– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 133 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

– Mosrespektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2246 gjoba

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka ftuar që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, qytetarët të njoftojnë policinë, duke siguruar që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika