Në fundjavën e ardhshme, katër artistë ndërkombëtarë do të sjellin bashkëpunim

Në kuadër të albumit "Funk Wav Bounces Vol. 2" të Calvin Harris, Harris do të publikoi bashkëpunim me Justin Timberlake, Halsey dhe Pharell. Kënga do të publikohet me 15 korrik dhe do të quhet "Stay with me"

Ilustrim

Projekti muzikor “Stay with me” do të realizohet nga artistë me famë botërore.

Calvin Harris, Justin Timberlake, Halsey dhe Pharell do të publikojnë këngën “Stay with me” të premtën e 15 korrikut.

Projekti i artistëve do të titullohet “Stay with me” dhe do të shfaqet në albumin e radhës të Calvin Harris, i cili quhet “Funk Wav Bounces Vol. 2” dhe është vazhdim i albumit “Funk Wav Bounces Vol. 1” që është publikuar në vitin 2017.

Albumi “Funk Wav Bounces Vol. 2” do të publikohet i plotë më 5 gusht dhe kënga e parë të albumit u publikua në maj të këtij viti, i cili ishte bashkëpunim me Dua Lipën dhe Young Thug.

Calvin Harris në këtë album do të sjellë bashkëpunime dhe me artistë tjerë duke përfshirë Snoop Dog, Charlie Puth, Offset, Normani e të tjerë.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika