Në “Kodër të Minatorëve” në veri të Mitrovicës voton vetëm një serb me kusht

Kryesuesi i qendrës së votimit në "Kodër të Minatorëve" në Mitrovicën Veriore, Lorik Hysenaj ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani

Kryesuesi i qendrës së votimit në "Kodër të Minatorëve" në Mitrovicën Veriore, Lorik Hysenaj

Gazetarja Dorentina Thaçi në një lidhje direkte në specialen e RTV Dukagjinit, ka thënë se në qendrën e votimeve në “Kodrën e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore nuk ka pasur lëvizje të shpeshta të qytetarëve për të votuar.

Kryesuesi i kësaj qendre, Lorik Hysenaj, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani.

“Deri në këtë orë nuk ka pasur ndonjë incident, ka shkuar gjithçka në rregull. Vendvotimi është hapur në orën 7 ashtu siç është me rregull”, ka thënë Hysenaj.

Hysenaj ka thënë tutje se nuk presin ndonjë fluks të madh të qytetarëve për të votuar, pasi tashmë është koha kur dhe pritet të mbyllet qendra e votimit.

Lorik Hysenaj ka theksuar se në këtë qendër të votimit kanë votuar kryesisht shqiptarët, disa boshnjakë dhe vetëm një serb, që ka votuar me kusht.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika