Në Lipjan, konfiskohet sasi e konsiderueshme municioni

Policia e Kosovë ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme municioni në Lipjan. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të gjata, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit”, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në po të njëjtin njoftim të policisë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika