Në lumin e tharë italian zbulohet bomba e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore

Nga thatësira në lumin Po të Italisë është zbuluar një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba e gjetur nga peshkatarët peshon 450 kg

Ilustrim

Nga thatësira ekstreme, është zbuluar një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian.

Bomba 450 kg është gjetur nga peshkatarët në brigjet e lumit Po.

Seksione të mëdha të lumit 650 km janë tharë në thatësirën më të keqe të Italisë në 70 vjet. Moti i pazakontë i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë dhe kanë rritur frikën për efektet e ndryshimeve klimatike.

“Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po,” tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Si lidhet moti ekstrem me ndryshimin e klimës?

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg  u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë në korrik.

Rreth 3 mijë banorë aty pranë thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin me siguri një shpërthim të kontrolluar të dielën.

“Në fillim, disa nga banorët thanë se nuk do të lëviznin, por ditët e fundit mendojmë se i kemi bindur të gjithë,” tha kryebashkiaku vendas Francesco Apori, raporton BBC.

Bomba e gjetur në lumin Po

Hapësira ajrore e zonës u mbyll gjithashtu për një kohë të shkurtër, si dhe trafiku lumor në vetë rrugën ujore.

Po është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh nga Alpet jugperëndimore deri në detin Adriatik, por imazhet vjetore satelitore të këtij viti tregojnë zona të zgjeruara të shtratit të lumit të tharë si rezultat i thatësirës ekstreme.

Zyrtarët italianë shpallën gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar për zonat përreth Po, e cila ujit rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

Rryma e tij është dobësuar aq shumë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së reshjeve në muajt e fundit, sa fermerët në Luginën e Po thonë se uji i kripur i detit tani po depërton në lumë, duke shkatërruar të korrat.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika