Në MASHT nuk ka raste të raportuara të ngjashme me të 16 vjeçarit nga Peja

Rasti i së dielës ku një 16 vjeçar u arrestua nën dyshimin për planifikim të sulmit terroristë brenda një shkolle, ka ngritur alarm në Kosovë. Psikologët bëjnë thirrje për prindërit që ti kontrollojnë fëmijët e tyre. Derisa njohësit e arsimit kërkojnë që institucionet të reflektojnë pas këtij rasti

Janë kanalet pothuajse më të përdorura e qasja në to është mjaft e lehtë.

Videot që ofrohen brenda rrjeteve sociale dhe komunikimi përmes tyre i pakontrolluar, po del të jetë shqetësues e ne veçanti për të miturit.

Pas rastit të së dielës, ku një 16 vjeçar nga Peja është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se për disa muaj planifikoi ta kryej një sulm terrorist në një shkollë në Pejë, psikologët kërkojnë që prindërit të ushtrojnë kontrolle më të madh tek fëmijët.

Psikologu, Dorjan Krasniqi ka theksuar se “ Të kontrollojnë përmbajtjen ndaj asaj se çfarë fëmijët po ekspozohen, sa unë kom informacion në rastin e djeshëm fëmija është nxitë nga një grup njerëzish jashtë Kosovës, këta njerëz që nxisin fëmijët ndoshta nuk e marrin seriozisht se një fëmijë mund të bëjë një akt të tillë”.

Mënyra e sjelljes së një te mituri, mund të jetë sinjale që mund të ndihmojnë për të parandaluar rastet sikurse ai I Pejës, thotë Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se “ Ndryshimet në sjellje tek fëmijët mund të jetë një indikator që na tregon se diçka nuk po shkon mirë, pastaj nëse fëmijët ndajnë këto me shokët, duhet të tregohen këto, pastaj shkolla mund të identifikojë nëse fëmijët kanë sjellje agresive”.

Mirëpo se a ka evidence shteti, respektivisht Ministria e Arsimit për rastet e ngjashme sikurse ky në Pejë, nga MASHT në përgjigjen për televizionin Dukagjini, kanë thënë se rasti sikurse i 16 vjecarit deri më tani nuk ka qenë I raportuar.

“Nuk kemi pasur raste të tilla të kërcënimit të raportuara në MASHTI, ndërkaq raste të llojeve të ndryshme të dhunës janë raportuar vit pas viti. Prej vitit në vit kemi pasur raportimeve të ndryshme, por kryesisht prej 15 deri në 45 raste në vit. Vitin e fundit shkollor 2022-23 i kishim 45 raste të raportuara nga llojet e ndryshme të dhunës, prej tyre 26 raste dhunë fizike e tjerat dhunë verbale, emocionale dhe ngacmim ndërmjet të moshatarëve”.

E ndërkohë pikërisht për institucionet përgjegjësve bëhet thirrje se si duhet trajtuar këto raste dhe si duhet evidentuar ato.

Ndërsa, Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka shtuar se“ E para përgjegjësia insititucionale që me garantu mirqenjen e fëmijeve, me garantu një vetëdije të lartë të komunitetit në shkollë, është përgjegjësi e insitucioneve më dergu një psikologë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë një ditë më parë ka marrë vendim për masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të miturit i cili dyshohet për veprën penale ’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika