Në një avion në Athinë bëhet kontroll pas një alarmi për bombë

Pas një alarmi për bombë, policia greke ka kryer kontroll në një aeroplan pasagjerësh të kompanisë 'Ryanair', i cili është ulur në aeroportin ndërkombëtar të Athinës

Ilustrim

Policia greke ka kryer kontroll në një aeroplan pasagjerësh të kompanisë ‘Ryanair’, i cili është ulur në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pas një alarmi për bombë.

Sipas zyrtarëve, ishte piloti i avionit Boeing 737 me afro 190 persona në bord dhe ekuipazhin, i cili kishte njoftuar më herët autoritetet për një mjet të mundshëm shpërthyes në bord.

Avioni që po fluturonte nga qyteti i Katovicës në Poloni drejt Greqisë, ka mbërritur në Athinë dhe ishte i shoqëruar nga dy avionë luftarakë në orën 17:35 me orën lokale.

Më vonë Policia është parë duke kontrolluar pasagjerët, të cilët po zbrisnin nga avioni, bagazhet e të cilëve ishin rreshtuar jashtë në pistë, raporton raporton Zëri i Amerikës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika