Në palestrën sportive në Leposaviq vendoset pllakata me simbole të Republikës së Kosovës

Në palestrën sportive në Leposaviq është vendosur pllakata me simbole të Republikës së Kosovës

Shqipe Latifi, shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka konfirmuar për Telegrafin vendosjen e kësaj pllakate.

“Është vendosur sot pllakata, nuk ka pasur asnjë problem, gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë shkurtimisht Latifi.

Në këtë aksion ka asistuar Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është vendosur pllakata me simbole të shtetit tonë. Ne kemi asistuar”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika