Në paraburgim pa aktakuzë, avokati i Isni Kilajt kërkon të shpejtohet procedura

Aktakuzë akoma nuk i është ngritur, mirëpo përkundër kësaj ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj po vazhdon të qëndron në paraburgim tash e disa muaj. Avokati i tij thotë se nuk po i kupton këto veprime të Speciales, të cilat sipas tij duhet të veprojnë më shpejtë

Prej rreth katër muajsh, Isni Kilaj është transferuar nga Malisheva në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specialiuzara në Hagë.

Që prej arrestimi, djali i tij Bekim Kilaj tregon se nuk kanë shumë informacione se për çfarë rasti u arrestua familjari i tyre.

“Qysh atë ditë, ditën e arrestimit, arsyeja ka qenë për pengim të drejtësisë dhe prej atij momenti ne nuk kemi pasur ndonjë informacion. Edhe sot e atë ditë që mbahet nuk kemi informata të tilla”, tha Bekim Kilaj, djali i Isni Kilajt.

Ndaj Kilajt akoma nuk është ngritur aktakuza. Avokatit të tij, Iain Edëards kjo i duket e pakuptimtë, dhe thotë se edhe klienti i tij është i frustruar me zvarritjen.

Sipas Edëards, rasti ndaj tij, që nga fillimi është përcjellë me problematika.

“Në të kaluarën, zakonisht arrestimet kanë ndodhur pasi që është konfirmuar aktakuza. Në këtë mënyrë, avokatët e dijnë saktë se për çfarë bëhet fjalë dhe përgatiten për rastin. Në rastin e zotëri Kilaj nuk ka ndodhur kështu. Gjykata ka lëshuar një urdhër me të cilin janë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe ai më pas është arrestuar. Tek atëherë Prokuroria ka nisur të bëjë hetimet”, tha Iain Edwards, avokat i Isni Kilajt.

Sipas rregullores së procedurës dhe provave të Dhomave të Specializuara, nuk përcaktohet një afat brenda të cilit prokuroria duhet ta përgatis aktakuzën.

Në këtë rast, avokati i akredituar nga Specialja, Artan Çerkini, thotë se duhet të përdore Kodi i Procedurës Penale të Kosovës.

“Kodi i Procedurës Penale të Kosovës këtë e përcakton, ndërsa rregullorja e procedurës dhe provave nuk e përcakton. Marrë parasysh këtë fakt mendoj se Gjykata Speciale në këtë rast me analogji duhet ta përcaktoj Kodin e Procedurës Penale, sipas së cilit për vepra të kësaj natyre paraburgimi nuk mund të vazhdohet nëse personit i cili është i paraburgosur nuk i ngritet aktakuza brenda afatit prej tetë muajsh prej ditës kur është paraburgosur”, tha Artan Qerkini, avokat.

Televizioni ka kontaktuar Prokurorinë e Specializuar, konkretisht zëdhënësin e saj Chris Bennet, me pyetjet nëse në këtë rast pritet të ketë aktakuzë së shpejti, dhe pse është vepruar ndryshe nga rastet thera, por në to, Bennet, ka thënë se nuk është praktikë e ZPS-së për t’i komentuar rastet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika