Në përmbytjet në Pakistan janë përfshirë mbi 30 milionë njerëz

Ministrja për ndryshimet klimatike në Pakistan tha se të paktën 33 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan. Kjo ngjarje është konsideruar si fatkeqësia më e rëndë në një dekadë

Përmbytjet në Pakistan. Foto: CNN.

Ministrja për ndryshimet klimatike në Pakistan ka thënë se të paktën 33 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan. Që nga mesi i qershorit, 937 njerëz kanë vdekur nga shirat e forta dhe përmbytjet në të gjithë vendin e Azisë Jugore, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (NDMA).

Sherry Rehman, ministrja për ndryshimet klimatike, i quajti përmbytjet “të paprecedentë” dhe “katastrofën më të keqe humanitare të kësaj dekade”.

“Pakistani po kalon ciklin e tij të tetë të musonit, ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shiu,” tha Rehman. “Përqindjet e përrenjve të superpërmbytjeve janë tronditëse”.

Rehman ka theksuar ndikimin në jug të vendit, duke shtuar se përpjekjet “maksimale” të ndihmës janë duke u zhvilluar.

NDMA, Ushtria pakistaneze dhe Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive po punojnë për të ndihmuar të prekurit por ekziston një nevojë “e madhe” për strehim dhe ndihmë për shkak të numrit në rritje të familjeve të pastrehë dhe të zhvendosur, tha ministrja për ndryshime klimatike.

Provinca jugore Sindh, e cila është goditur keq nga përmbytjet, ka kërkuar 1 milion tenda, ndërsa provinca e afërt e Balochistanit ka kërkuar 100 mijë tenda, ka shtuar Rehman.

“Përparësia e Pakistanit, për momentin, është kjo fatkeqësi humanitare e shkaktuar nga klima me përmasa epike,” tha Rehman, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ofrojë ndihmë duke pasur parasysh burimet “të kufizuara” të Pakistanit.

Pamje nga përmbytjet në Pakistan

Ministri për Planifikimin dhe Zhvillimin, Ahsan Iqbal i tha Reuters se 30 milionë njerëz ishin prekur, një shifër që do të përfaqësonte rreth 15% të popullsisë së vendit të Azisë Jugore, raporton CNN.

Agjencia e OKB-së, Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha në një përditësim të enjten se shirat e musonit kishin prekur rreth 3 milionë njerëz në Pakistan, nga të cilët 184 mijë janë zhvendosur në kampet e ndihmës në të gjithë vendin.

Që nga mesi i qershorit, kur filloi musoni, më shumë se 3 mijë kilometra rrugë, 130 ura dhe 495 mijë shtëpi janë dëmtuar, sipas raportit të fundit të situatës së NDMA.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika