Në Prishtinë protestohet kundër Asociacionit (VIDEO)

Protesta kundër Asociacionit, e cila është paralajmëruar të mbahej në sheshin "Zahir Pajaziti", ka filluar para Teatrit Kombëtar

Protesta që është paralajmëruar të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti”, është duke u mbajtur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Në këtë protestë qytetarët janë duke protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo protestë ka filluar që nga ora 12:00.

Të hënën e 30 janarit, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini e kishte siguruar më parë draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika