Në Vërmicë vritet një sirian e plagoset një tjetër

Në mesnatën e së shtunës, një qytetar i fshatit kufitar të Vërmicës, ka hasur në një person të plagosur para derës së shtëpisë së tij.  Ndërsa i plagosuri, shtetas sirian është përcjellë menjëherë në spitalin e Prizrenit. E vetëm disa orë më vonë, nga një kontrollë e policisë kufitare pak më larg vendit ku është lajmëruar i plagosuri, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi tjetër sirian. E nga policia thonë se hetimet po vazhdojnë por dyshohet se rastet janë të ndërlidhura

Nga mali që gjendet mbi fshat dyshohet se personi i plagosur kishte shkuar zvarrë deri të shtëpitë e fshatit.

Në njërën nga shtëpitë e fshatit, i plagosur në këmbë, K.A 16 vjeqar, shtetas sirian kishte kërkuar ndihmë nga një banor i fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili menjëherë kishte lajmëruar policinë dhe emergjencën.

Mirëpo disa orë pas dërgimit të 16 vjeqarit nga Sira për në spitalin e Prizrenit, Polica Kufitare kishte fillua një kontroll, ku nga kjo ishte zbuluar dhe një trupi i pajetë  i një personi tjetër, gjithashtu shtetas sirian.

E përmes një komunikate Policia e Kosovës kishte thënë se dyshohet që dyja  rastet kanë lidhshmëri njëra tjetrën.

“Sipas dyshimeve të para ky rast ka qenë i ndërlidhur me rastin e një nate më parë, ku ka qenë I plagosur një shtetas sirian”.

Kryetari i fshatit Vërmicë Bujar Pulaj, ka thënë se me të marrë vesh për rastin kishte dalë në vendin e ngjarjes, dhe aty kishte hasur në Policinë.

“Dola me e pa se çka është situata, e pashë policinë këtu dhe dola direkt te vendi i ngjarjes. Te policia komunikova me ta, u paraqita se jam përfaqësues i fshatit, nëse ka mundësi me u informuar pak më gjersisht, ata më thanë se është i huaj, një shtetas i huaj i vrarë, kufomën të cilën e pritshin mjekësia ligjore të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, kishte thënë Bujar Pulaj – Përfaqësues i fshatit.

Pulaj thotë se shumë shpesh kanë hasur në shtetas të huaj të cilët kalojnë kufirin ilegalisht, por që banorët asnjëherë nuk kanë pasur probleme me ta.

“Kanë kaluar, kalojnë edhe shpesh janë raportuar të Policia Kosovës, janë kap prej policisë shumë herë, domethënë rastet gjatë ditës kur i shohim edhe i raportojmë… nuk ka paraqit dikush ndonjë problem, që me thanë na ka nxanë dikush rrugën apo diçka tjetër, deri tash jo”, ka dekaluar Bujar Pulaj – Përfaqësues i fshatit.

I plagosuri është  duke u trajtuar në repartin ortopedik të spitalit të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar, pas trajtimit në gjurin e majtë ku edhe është plagosur, gjendja e tij është stabile.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë ligjore.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika