Në vikend vazhdon testimi për qarkoren njëkahshe në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se testimi i njëkahorshes do të fillojë të premten dhe se njëherit, disa nga rrugët do të jenë të mbyllura

Nga e premtja e 28 tetorit deri të dielën më 30 tetor, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Dolli”

Ndërkaq, bëhet e ditur se rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha” do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika