Nën arsyetimet e gjuhës, disa media kosovare nuk u lejuan të hynë në Serbi

Nën arsyetimin e gjuhës disa media kosovare nuk u lejuan nga pala serbe të shkojnë në Preshevë e Bujanoc për të përcjellur zgjedhjet atje. Edhe ekipi i Dukagjinit nuk u lejua as në pikën kufitare në Muçibabë e as te Dheu Bardhë

Dy pikat kufitare, që qojn në komunën e Preshevës e Bujanocit kanë qenë me më shumë lëvizje se zakonisht këtë të diele.

Qytetarë gjatë ditës kanë shkuar në këto komuna për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, për të zgjedhur kryetarin e asamblistët.

Teksa ata mund të kalonin, këtë nuk mund ta bënin mediat.

Ekipi i televizionit Dukagjini e disa ekipe të mediumeve të tjera nuk janë lejuar të kalojnë pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, atë të Muçibabës, nga pala serbe. Kjo me arsyetimin se autorizimi i veturës duhet të jetë në gjuhën serbe dhe i noterizuar tek noteri.

E njëjta ndodhi edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, nën arsyetimin se gjuha shqipe në të cilin ishte i shkruar autorizimi nuk është gjuhë zyrtare në këtë shtet.

Për dallim nga pika kufitare në Muçibabë, kjo tek dheu i Bardhë kishte më shumë pritje.

Qytetarët të cilët kishin votuar e disa shkonin për të votuar thanë se presin ndryshime pozitive për qytetarët.

“Le të fitojë më i miri i cili është, ta shohim,” tha një qytetar.

Gjatë së dielës në këto dy komuna janë mbajtur zgjedhjet, derisa mbështetje për njërën parti kishe shprehur përkrahje edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika