Nën lot rreshteri i Kosovës kujton heroin Afrim Bunjaku: Më kujtohet si sot kur erdhi në Akademi si 16-vjeçar

Rreshteri policor Anton Cena, ka kujtuar nën lot rreshterin e rënë në detyrë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Rreshteri policor, Anton Cena në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka kujtuar nën lot rreshterin e rënë në detyrë të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, tashmë të shpallur heroi i Kosovës, Afrim Bunajku.

“Këto dy javë të fundit, Policia e Kosovës e ka bërë një lavdi jashtëzakonisht të madhe, ka treguar një profesionalizëm të paparë”, ka thënë ai.

“Dëshmori na shkoi, ngeli hero dhe unë shpresoj të jetë heroi i fundit për Policinë e Kosovës sepse i ndjeri ka qenë dy herë nxënësi im dhe më kujtohet në moshën 16-vjeçar ka ardhë në Akademi dhe më është afruar mua së pari për ca këshilla e më kujtohet si sot”, ka thënë rreshteri policor.

Ai ka treguar se është lavdi sa herë po e ngrisim flamurin e Policisë së Kosovës dhe flamurin e shtetit të Kosovës.

“Është lavdi sa herë po e ngrisim flamurin e Policisë së Kosovës dhe flamurin e shtetit të Kosovës, sidomos në shtete që nuk e kanë pranuar Kosovën”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika