Nën masa të shtuara sigurie, ministri Sveçla viziton vendin ku ishte vrarë Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka përkujtuar policin Enver Zymberi, në 11 vjetorin e vrasjes së tij

“Historia e shtetndërtimit tonë mban emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në 11-vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi.

Sveçla ka shkuar te vendi ku është vrarë Zymberi dhe ka vendosur aty një buqetë me lule si shenjë nderimi për të.

“Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri thirrje për zbardhjen e rastit të vrasjes së Zymberit, i cili u vra në detyrë.

“Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në pamjet e publikuara shihet numër i shtuar i forcave policore si masë sigurie për ministrin Sveçla.

Të hënën e 25 korrikut janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit. Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi. Megjithatë, ky aksion është vlerësuar si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika