Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës

Zëvendësministri i punëve të jashtme dhe diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i punëve të jashtme të Maltës, Christopher Cutajar kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028

Zëvendësministri i punëve të jashtme dhe diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i punëve të jashtme të Maltës, Christopher Cutajar

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Republikës së Maltës, Zëvendësministri i punëve të jashtme dhe diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i punëve të jashtme të Maltës, Christopher Cutajar kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028, të hënën e 30 janarit.

MPJ-ja njofton se ky dokument mundëson shkëmbimin e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre.

Pamje nga takimi

Po ashtu, ripërtëritja e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028 mundëson dhe thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile, afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT, bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor dhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Tutje thuhet se zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme për Kosovën.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika