Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj

Këtë të premte është nënshkruar marrëveshja 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj. Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Maslichenko

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Maslichenko kanë nënshkruar sot një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro për ujërat e zeza në Ferizaj.

Përmes kësaj marrëveshje parashihet ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Ferizajt përmes së cilit parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj. Nga ky projekt përfitojnë rreth 90 mijë qytetarë duke ndikuar në ruajtjen e burimeve lokale të ujërave. Gjithashtu, vlen të theksohet se projekti është në linjë me Strategjinë Nacionale të Ujërave për Kosovë (2023 -2027).

“Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati theksoi se “ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunat e Ferizajit dhe Kaçanikut si dhe në gjithë rajonin përreth”.
Drejtori i BERZH-it për Kosovë Z. Maslichenko nga ana e tij shprehu se “ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në Kosovë. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave dhe mjedisit dhe shpresojmë që ky projekt të shërbejë si model i suksesshëm për projekte të ngjashme në të ardhmen””, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Ndërsa, kyeshefi ekzekutiv në kompaninë “Bifurkacioni SH.A”, njëherit kompani zbatuese e këtij projekti, falënderoi palët për përkushtimin e treguar duke potencuar se projekte të tilla lehtësojnë jetën e qytetarëve në rajonin e Ferizajt.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika