Nënshkruhet marrëveshja për emigrantët, Rama: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Italia ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigracionit të paligjshëm. Rama tha se kur Italia thërret, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet, pasi vendi fqinj, shtoi ai, ka dhënë shumë për shqiptarët

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë nënshkruar marrëveshjen për emigrantët.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, ku Rama e Meloni folën rreth kësaj marrëveshjeje.

Rama ka thënë se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së.

Sipas Ramës, Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj, nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

“Shqipëria nuk është një vend i BE-së, por është shtet evropian. Ne jemi në Evropë, jemi një shtet evropian. Kjo nuk na pengon për të parë botën si evropianët. Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe, mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, Meloni ka thënë se Italia do të jepte kontribute financiare për të realizuar këtë marrëveshje.

“Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuuar financiarisht. Refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen në mes të atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund të arrijë 36 mijë persona në muaj. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, ka thënë Meloni.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika