“Nëse Kurti dorëzohet, PDK-ja e gatshme të marrë pushtetin”

Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, fundi i kësaj qeveri mund të vijë vetëm nëse kryeministri, Albin Kurti, dorëzohet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka treguar për periudhën pas pavarësisë së Kosovës, ku asnjë qeveri nuk kishte arritur të përfundonte mandatin e rregullt.

Më tej, ai ka thënë se është skeptik dhe nuk beson se Qeveria Kurti II do ta përfundojë mandatin në kohë të rregullt.

Sipas Krasniqit, fundi i kësaj qeverie mund të vijë vetëm nëse kryeministri dorëzohet.

“Unë shpresoj që kryeministri që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve nuk është njeri që dorëzohet”, ka deklaruar ai.

“Nëse ai dorëzohet, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin”, është shprehur Krasniqi.

Më tej, lideri i PDK-së ka diskutuar edhe për formimin e Asociacionit ku ka thënë “askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska të re” edhe sipas tij “askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë Asociacion që nuk është në pajtim me Kushtetutën”.

Ai ka thënë se Plani franko-gjerman e ka në agjendë të diskutimeve edhe çështjen e Asociacionit.

Prandaj “kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare, të angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shprehë qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe Asociacionin. Por, gjithsesi në pajtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka përfunduar Krasniqi.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika