Netanyahu: Do të sulmojmë Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që shkelin armëpushimin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dekaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit.

Netanyahu theksoi se ushtria izraelite do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënime të reja, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Netanyahu, mes tjerash, u shpreh se Izraeli vazhdon të kryejë operacione në shumë fronte dhe se Izraeli goditi objektiva në Liban.

Sipas tij Izraeli të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për t’i kërcënuar.

Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.

Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.

“Që kur u vendos armëpushimi, Hamasi nuk ka pushuar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka pasur shumë përpjekje për të depërtuar në territorin tonë, përtej Vijës së Verdhë, me qëllim goditjen e ushtarëve tanë. Ne i kemi parandaluar me vendosmëri dhe i kemi përgjigjur duke vendosur një çmim shumë të lartë. Shumë terroristë janë neutralizuar, ndërsa të tjerë janë kapur përmes tuneleve në Rafah”, tha ai duke shtuar se Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika