Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vizitoi të dielën qytetin e Arad në jug të Izraelit, pas një sulmi raketor nga Irani që goditi qytetin të shtunën.
Më shumë se 80 persona u lënduan nga raketat, ndërsa nuk pati viktima, të cilën Netanyahu e përshkroi si një mrekulli, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ai paralajmëroi publikun izraelit të mos jetë i pakujdesshëm dhe të shkojë menjëherë në strehimore gjatë sinjaleve të sulmeve.
“Ka pasur plot dhjetë minuta nga sinjali i alarmit deri te rënia e raketës. Raketa ra këtu, midis ndërtesave. Dhe sikur të gjithë të kishin shkuar gjatë atyre minutave në hapësirat e mbrojtura, në strehimore nën çdo ndërtesë këtu, askush nuk do të ishte dëmtuar. Mos u pakujdesshëm, mos jini të indiferentë. Kur të dëgjoni sinjalin e parë, shkoni menjëherë në hapësirën e mbrojtur”, tha Netanyahu.
Vizita e kryeministrit Netanyahu vjen ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rriten në rajon.