Netflix njofton se ka humbur afro një milion abonentë

Kompania më e madhe e transmetimit, Netflix ka raportuar se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022 ka humbur afër një milion abonentë, shifër kjo e cila është më e ulët sesa prisnin udhëheqësit e Netflix

Netflix

Netflix raportoi të martën e 19 korrikut se ka humbur 970 mijë abonentë në tremujorin e dytë të vitit 2022, një numër shumë më i ulët se parashikimet ndaj tij, pasi kishin menduar që do të humbnin rreth dy milionë abonentë.

Ndërsa, Netflix ka thënë se do të shtonte një milion abonentë të tjerë në tremujorin e tretë të këtij viti, një numër më i ulët se pritshmërit e Wall Street, njofton CNN Business.

Por, investitorët të martën ishin të kënaqur me rezultatet, ku dhe aksionet u Netflix u rritën deri në 8 për qind.

Gjersa në prill, Netflix zbuloi se humbi 200,000 abonentë, duke dërguar në një rënie të madhe të çmimit të aksioneve të saj.

Fitimi i tremujorit të dytë të Netflix arriti në 1.4 miliard dollarë, nga 1.3 miliard dollarë në tremujorin e një viti më parë. Të ardhurat u rritën afërsisht 8.6% nga viti në vit, në 7.9 miliardë dollarë.

SHBA-të dhe Kanadaja ishin vendet ku Netflix humbi më shumë abonues. Sipas raportimit në këto dy vende humbi 1.3 milion, por kjo u kompensua nga rritja e abonimeve diku tjetër.

Tremujori i fundit tregoi humbjen më të madhe të abonentëve në historinë e saj 25-vjeçare, por edhe kjo mund të konsiderohet një fitore për kompaninë tani që shifrat ishin shumë më të ulëta sesa pritej.

Diçka që mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve, është seriali “Stranger Things”.

Sezoni i ri i dramës ka qenë një sukses fenomenal dhe mund të ketë ndihmuar në ndalimin e eksodit të klientëve të Netflix.

Seriali i ri i shfaqjes së suksesshme të Netflix është një aventurë argëtuese, megjithëse e tmerrshme që përmban përbindëshin e saj më të frikshëm deri më tani. Finalja e sezonit të katërt ka zgjatur mbi dy orë, dhe kishte dy ndarje.

Netflix në udhëkryq, fati i vuloset javën e ardhshme

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika