Nga 30 ditë paraburgim ndaj dy serbëve të dyshuar për krime lufte 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga 30 ditë paraburgim për dy serbët, Zharko Zariq dhe Momir Pantiq, nën dyshimet për krime lufte të kryera kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999

Nga 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve serbë për krime lufte 

Dy serbëve të arrestuar para disa ditësh, Zharko Zariq dhe Momir Pantiq, nën dyshimet për krime lufte, u është caktuar nga 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar avokatët e tyre për mediumin në gjuhën serbe në Kosovë, “KO”.

Zariq dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile të kryer gjatë vitit 1998-1999 në komunën e Istogut. I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999, ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të komunës Istogut.

Ndërkaq, Pantiq, i cili u arrestua në Merdarë para disa ditësh, dyshohet për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte kryeshef i milicisë në Istog.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika