Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se ka rritur në 600 euro subvencionimin e lindjes në këtë qytet, nga 500 sa ishte më parë.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, nënshkroi vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, njofton Dukagjini.
“Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, thuhet në njoftimin e komunës.