Ngacmimi seksual ndaj 6-vjeçares, Prokuroria paraqet kërkesë për paraburgim për të dyshuarin

Është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, se është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

“Është paraqitur kërkesa për paraburgim në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Pas pak Portali Dukagjini publikon detajet e ngacmimit seksual ndaj një 6 vjeçareje

Pas pak Portali Dukagjini publikon detajet e ngacmimit seksual ndaj një 6 vjeçareje

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika