Ngrihet aktakuzë kundër 5 personave për shkak të mashtrimit me subvencione

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për shkak të mashtrimit me subvencione

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, prej tyre katër në cilësinë e personave zyrtar, si Inspektor për Kontroll në Teren pranë AZHB-së, të cilët pas një marrëveshje paraprake dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për personin tjetër, tani e pandehura M.D., në bashkëkryerje kanë prezantuar raporte të rrejshme tek organet kompetente.

Kështu duke konstatuar se përfituesja e grantit, tani e pandehura “kinse” kishte plotësuar kriteret e kërkuara për subvencionimin e një granti për kultivimin e bletëve, ndërsa në realitet e njëjta nuk plotësonte kriteret e parapara ligjore, ngase nuk posedonte asnjë koshere të bletëve, ku si rezultat i veprimeve nga personat e lartcekur, buxhetit të Kosovës i janë shkaktuar dëme në shumën prej 11 mijë e 753 euro.

“Me këtë të pandehurit: A.Ç., A.H., L.K. dhe K.Z., si persona zyrtar në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ndërsa përfituesja e grantit, e pandehura M.D., e ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë.

Ai gjithashtu ka propozuar që të pandehurve t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, si dhe t’iu shqiptohet dënimi plotësues, duke urdhëruar që të kompensojnë dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale të tyre.

 

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika