Ngritet padi ndaj N.P.L “Gjelbër”, pati parregullësi në konkursin për veterinarë

Inspektorati i Punës ka gjobitur ndërmarrjen publike "Gjelbër" për shkelje në konkursin për veterinar në strehimoren e qenve endacak

Inspektorati i Punës ka gjobitur ndërmarrjen publike “Gjelbër” pasi që kanë gjetur shkelje në një prej konkurseve të saja, ku kërkohej një veterinar për tu punësuar në strehimoren e qenve endacak. Pala e dëmtuar në këtë rast, përmes padisë, po kërkojnë edhe anulimin e konkursit.

Parashihej që ndërtimi i qendrës për trajtimin e qenëve endacakë në Hajvali të përfundonte në pjesën e dytë të vitit që lamë pas.

Prej pozitave kryesore në këtë qendër, që menaxhohet nga ndërmarrja “Gjelbër” ishte edhe ajo e veterinarit, por procesi i rekrutimit për të, u përcoll me telashe.

Kandidatit që kishte dalë i pari në këtë pozitë, nuk ishte përzgjedhur për veterinar, por kjo sipas listës së siguruar nga Dukagjini, kishte shkuar tek kandidati që kishte dalë i dyti.

Avokati i tij thotë se në komision pati parregullsi.

Kandidati Valon Selimi i ka evidentuar përbërjen e komisionit ku nuk ka marrë pjesë asnjë antar i profesionit të njëjtë…gjatë hartimit të testit me shkrim kanë pasur vrejtje për pyetje dhe ditën kur është mbajt, i kanë pyetur antarët e komisionit për një pyetje dhe ata kanë thënë se nuk janë askush veterinar“, ka thënë avokati i të dëmtuarit, Fazli Braha.

E i dëmtuari ndjeku rrugën ligjore e për çka, nga Inspektorati i Punës iu dha e drejtë duke e gjobitur ndërmarrjen ndërmarrjen me 1000 euro, ndërsa avokati i tij ka deponuar edhe padi në gjykatë.

“Klienti im ka paraqitur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën kërkon dëshpërblimin dhe realisht, nëse jo dëshpërblimin atëherë anulimin e konkursit që të realizoj të drejttat e tij të cilat i janë shkelur në komisionin përzgjedhës. Më tutje dmth procedura vazhdon në Gjykatë, preism që ta jap vendimin ndonërsa jemi dëshmitar që kjo ndërmarrje ka bërë shumë shkelje”, ka thënë Braha.

Vendimin e Inspektoratit e kanë pranuar edhe ndërmarrja ndërsa në një përgjigje për Dukagjinin, thonë se do të veprojnë konform tij, por nuk kanë dhënë përgjigje konkrete nëse konkursi, do të anulohet.

“Puna e komisionit ka prodhuar një procesverbal i cili sipas Inspektoriatit të Punës nuk i është përmbajtur dispozitave të Udhëzimit Administrativ (pra procesverbal është bërë por nuk janë mbajtur shënim përgjigjet e kandidatëve), prandaj anëtarët e Komisionit të përzgjedhjes do të i nënshtrohen Rregullores mbi Aplikimin e Masave Diciplinore dhe Përgjegjësinë Materiale të Punëtorëve në Punë. Kriteret për Vlerësim janë bazuar në Udhëzimin Administrativ, Komisioni ka përgatitur testin me shkrim të cilit i janë nënshtruar kandidatët për kualifikim për intervistë. Kandidatët të cilët e kanë kaluar testin me shkrim janë ftuar në intervistë në të cilën Komisioni ka vlerësuar përgatitjen e tyre profesional dhe ka bërë klasifikimin final të kandidatëve duke mbledhur pikët nga testi me shkrim dhe intervista. Në këtë konkurs kanë marr pjesë 7 aplikantë. Ndërmarrja “Gjelbër” sh.a, ka pranuar Vendimin e Inspektoriatit dhe do të veprojmë konform këtij vendimi dhe rregulloreve të brendshme”, NPL „Gjelbër” sh.a.

Televizioni ka pyetur edhe komunën nëse e njëjta është në dijeni për parregullsitë e konkursit, por përgjegjësinë e hedhin tek ndërmarrja.

Strehimorja shpresojmë të hapet gjatë këtij muaji marrë parasysh përfundimin e punëve përfundimtare dhe pranimit teknik të ndërtesës.  Strehimorja menaxhohet nga “NP Gjelbërt” marrë parasysh kontratën me Kryeqytetin. Në rrjedhojë edhe të gjitha aspektet tjera administrative janë përgjegjësi e ndërmarrjes duke përfshirë edhe konkursin për veterinar. Kryeqyteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procesin e konkurseve në ndërmarrjet publike për arsye se është e drejtë e tyre ligjore. Rrjedhimisht, për pyetjet e dërguara, me mirësi ju lus që t’i drejtoheni ndërmarrjes për sqarime lidhur me këtë konkurs. Qendra licencohet nga AVUK dhe ata janë të vetmit që i përcaktojnë kushtet e licencimit dhe hapjes.

Fushtica, ka shtuar se shpreson që gjatë këtij muaji, të hapet strehimorja, meqë janë kryer punimet dhe është bërë pranimi teknik i ndërtesës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika