Nikaj përfaqëson PDK-në në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në ShBA 

Berndard Nikaj përfaqësoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF) në Çikago, një aktivitet i organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC)

Berndard Nikaj ka përfaqësuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF), organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Çikago.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Nikaj përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se pjesëmarrja e tij është vazhdimësi e raporteve të PDK-së me akterët politikë në ShBA.

“Nder dhe kënaqësi që, në emër të Kryetarit Memli Krasniqi, të përfaqësoj Partinë Demokratike të Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF), organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Çikago.

Pas vizitës së kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në Ëashington, pjesëmarrja ime në DNC është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në SHBA.

Rruga e Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike është e pamundur pa mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Nikaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika