Presidenti amerikan, Donald Trump, bashkë me liderë tjerë botërorë janë mbledhur në Davos të Zvicrës për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.
Trump doli në skenë, si kryetar i Bordit të Paqes teksa u shpreh se sot është një ditë emocionuese teksa shtoi se të gjitha shtetet duan të jenë pjesë e Bordit të Paqes, njofton Dukagjini.
Në skenë bashkë me Trump është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe udhëheqës nga Azerbajxhani, Indonezia dhe Katari.
Trump gjatë fjalës së tij u shpreh se Bordi i Paqes do të punojë me “shumë shtete tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara”, duke hedhur poshtë akuzat se ky Bord Paqeje synon të minojë Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Trump thotë se tani kemi “paqen në Lindjen e Mesme”, përsërit pretendimin e tij se ka zgjidhur tetë luftë dhe më pas sugjeron se “një tjetër do të zgjidhet shumë shpejt”.