Nis lirimi i hapësirave publike në Prishtinë

Të hënën e katër prillit, Komuna e Prishtinës ka nisur me ndërmarrjen e lirimit të hapësirave publike.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një ndër prioritetet e qeverisjes së komunës.

“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, ka shkruar Zogaj.

Siç shihet në fotografi, nga oborri i kampusit universitar është larguar një orë e vendosur nga disa kompani private.

Një e tillë është larguar edhe në afërsi të objektit të komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, më 11 mars, Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, kishte njoftuar se ka filluar largimi i pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri.

“Sot filluam largimin e pengesave brenda rrethrrotullimit në Arbëri, e njëjta do të ndodhë edhe për pengesat brenda rrethrrotullimit tek rruga B, që lidhet me rrugën ‘Muharrem Fejza’”, kishte shkruar Xhaferi në Facebook.

Sipas tij, ky aksion ishte ndërmarrë për shkak të ankesave të shumta nga qytetarët.

“Do të vazhdojmë edhe me shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të. Së bashku do t’ia dalim”, kishte njoftuar ai.

Ndryshe, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në balotazh me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, teksa la pas kundër kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili arriti të marrë 49.02 për qind të votave.

Ai detyrën e kryetarit të komunës së Prishtinës zyrtarisht e ka marrë më shtatë dhjetor të vitit 2021.

Teksa kishte dhënë betimin si kryetar i cili do të qeverisë për katër vjetët e ardhme në kryeqytetin e Kosovës, në ceremoninë inaguruese, Rama kishe thënë se “prej sot zëri i qytetarëve, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës por zotim i imi dhe ekipit tim”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika