Nis operimi i impiantit në Mitrovicë, rekomandohet që uji të mos pihet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se impiantet e trajtimit të ujit kanë rifilluar funksionimin pas krijimit të kushteve të nevojshme.

Megjithatë, sipas njoftimit të tyre uji nuk është i pijshëm, njofton Dukagjini.

“Pas ndërprerjes së operimit, impiantet e trajtimit të ujit tani janë në funksion, por deri në njoftimin e radhës, rekomandohet që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare, jo për pije”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Qytetarët apelohet të respektojnë udhëzimet e institucionit për të shmangur çdo rrezik shëndetësor.

Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë, shkak turbullira e lartë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika