Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me një ofertë të larmishme

Të martën e 6 qershorit është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Shtëpia botuese "Dukagjini" ka përgatitur 19 botime të reja dhe në stendën e saj në këtë panair pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka përgatitur 19 botime të reja për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë.

Në mes tyre, ka libra ekskluzivë të autorëve të njohur, si Jürgen Habermas, Hermann Hesse, Antoine de Saint Exupery, Niccolo Machiavelli, George Orwell, Tennessee Williams, Gëzim Aliu dhe shumë të tjerë.

Libri “Transformimi i ri i sferës publike dhe politika deliberative” i Jürgen Habermasit, i botuar në vitin 2022, vjen në shqip i përkthyer nga Blerta Ismajli, ekskluzivisht për këtë Panair, duke rihapur siparin e kolanës “Fryma” të “Dukagjini”-t.

Në stendën e “Dukagjini”-t janë edhe 18 botime të tjera të reja, prej të cilave 10 që shfaqen për herë të parë në Panair. Përkthime të reja nga kolana “Anima”, nga nobelisti Hermann Hesse, nga klasikët si “Princi i vogël” i Antoine de Saint Exupery, “Princi” i Niccolo Machiavelli-t dhe “Ferma e kafshëve” nga George Orwell.

Po ashtu, shkrimtari i njohur shqiptar, Gëzim Aliu, sjell me “Dukagjini”-n romanin e tij më të ri, “Sëmundje dhe Perëndi”.

Ndërkohë, edhe pesë tituj të tjerë nga imprinti “Lekë” do t’i shtohen zgjedhjes së lexuesve të pasionuar pas librave psikologjikë e atyre “self-help”.

Ekspozita e librit “Prishtina 2023” do të jetë e hapur deri më 11 qershor.

Moto e sivjetme e Panairit është “Libri triumfon”.

Panairi i librit organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

 

“Dukagjini” me 19 botime të reja, gati për panairin “Prishtina 2023”

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika