Nga sot nis konvertimi i patentë shoferëve ilegalë në RKS

Këtë të premte fillon procesi i konvertimit të patentës së shoferit të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Kosovës, duke zgjatur deri më 9 gusht 2024. Qytetarët mund të aplikojnë online ose fizikisht për patentën në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës

Foto ilustruese

Nga sot, 10 maj, fillon procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferë të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.

Dokumentacioni i nevojshëm përfshin letërnjoftimin e Kosovës, patentën origjinale serbe, certifikatën shëndetësore, dëshminë e pagesës së taksave dhe origjinalin e patentës së shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Procedura zgjat 15 ditë dhe pas kësaj, patentë shoferi i lëshuar nga Serbia kthehet si dokument i pavlefshëm.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€)”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës, vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Në njoftim thuhet se procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat 15 ditë, derisa patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier.

Lexo më shumë: Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

Hovenier ka thënë se ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin e përbashkët për “një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”.

Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika