Nis protesta e opozitës në Shqipëri, Berisha e Meta marshojnë drejt Kryeministrisë

Opozita shqiptare ka nisur të premten protestën e radhës kombëtare, të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, përballë Kryeministrisë, ku janë mbledhur edhe forcat e policisë

Pamje nga protesta në Shqipëri, foto nga Top Chennel, 3 mars 2023.

Mbështetësit e opozitës të drejtuar nga Sali Berisha, e nisën marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë.

Protesta zhvillohet njëkohësisht me gjyqin në Apel për vulën e Partisë Demokratike, ku do të vendoset ligjërisht nëse në krye të partisë më të madhe opozitare është Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

Tubimit i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka thënë se “protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës”.

Dhjetëra forca policie janë në gatishmëri për protestën e organizuar nga Berisha, teksa mësohet se ata janë pozicionuar para Kryeministrisë.

Pjesëtarët e Policisë së Shqipërisë para Kuvendit të Shqipërisë, foto Top Channel, 3 mars 2023.

Me thirrjen “Mjaft është mjaft”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përdorur këtë herë si argumentin kryesor përfshirjen e kreut të qeverisë në çështjen “McGonigal”.

Protestuesit mbajnë në duar një dordolec të improvizuar si ish-shefi i FBI-së, Charles McGonigal, raporton Top Channel.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama ka kryer korrupsion me ish-zyrtarin e lartë në FBI, ashtu si oligarku rus, Oliver Deriaska.

Para fillimit të protestës në Tiranë, kryeministri Rama kishte zgjedhur që të rikujtojë nëpërmjet një postimi në Facebook, ngjarjet e 21 janarit.

Rama në reagimin e tij risjell në vëmendje audio-regjistrimin e publikuar së fundmi që tregon urdhrin e Gardës për hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi turmën.

Kryeministri ka shtuar se drejtësia e vjetër dështoi të çonte përpara drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, ndërkohë që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe me atë që ai e cilëson si drejtësi e re.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika