Nis shpërndarja dhe përdorimi i beretave në njësitet e FSK-së

Pas dekretimit të beretave nga e para e vendit, Vjosa Osmani, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe oficerëve të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar shpërndarja e tyre në një ceremoni solemne

Beretet e njësive të FSK-së

Pas dekretimit të bereteve nga Komandatja supreme, Vjosa Osmani, të enjten e 9 shkurtit në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe oficerëve të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni solemne u bë shpërndarja e tyre.

Mehaj dhe Jashari kanë uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për beretat e reja, që do hyjnë në përdorim që nga dita e enjte dhe do kenë ngjyra të ndryshme që simbolizojnë njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përndryshe, vendosja e beretave të njësive të FSK-së vjen krahas avancimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika