Nis zbatimi i projektit të rivitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevës

Ka nisur zbatimi i projektit të rivitalizimit për qytetin e vjetër, Janjevën, në të cilën do të bëhen ndërhyrje restauruese në 13 shtëpi të vjetra. Ndërsa, për projektin që do të realizohet Qeveria e Kosovës dhe BE-ja kanë dhënë subvencion me 3.4 milionë euro

Ilustrim nga fshati Janjevë. Foto MKRS-ja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka nisur zbatimi i projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës”, i cili ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike.

MKRS-ja ka bërë të ditur se për të realizuar projektin në Janjevë Qeveria e Kosovës ka financuar me 1.4 milionë, ndërsa Bashkimi Evropian me 2 milionë euro.

“Me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milionë nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike”, thuhet në njoftimin zyrtar nga MKRS-ja.

Foto nga MKRS-ja, Janjevë

Në projekt parashihen ndërhyrje  restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes subvencioneve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

Po ashtu, MKRS-ja ka njoftuar se në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit tëKosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Gjatë vizitës ata bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika